Një helikopter i MPB-së i është bashkuar kërkimeve për 10-vjeçarin nga Mariova

Maqedonia

Një helikopter i MPB-së i është bashkuar kërkimeve për 10-vjeçarin nga Mariova

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 19:43
Foto ilustrim

Nga mbrëmja e djeshme është ende në kërkim një fëmijë dhjetë vjeçar, i cili u zhduk dje rreth orës 16:00 nga fshati Vrbsko i Mariovës.

Ekipet e policisë janë të përfshira, nga shërbimi kufitar, qen kontrollues, banorë, nga njësitë zjarrfikëse nga Prilepi, nga shoqata e gjuetisë Mukos dhe nga mëngjesi në kërkim është përfshirë një helikopter i MPB-së. Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të fëmijës së zhdukur, me nevoja të veçanta.

Sipas SPB të Manastirit, babai i fëmijës së zhdukur mbrëmë rreth orës 18 ka raportuar se djali i tij është zhdukur nga fshati.

Spase Cakrevski, nga fshati Vitolisht, ishte ndër të parët që iu bashkua kërkimit. Ai thotë se babai me gruan dhe tre fëmijët, mes tyre edhe Petarin dhjetëvjeçar, jetojnë në Prilep dhe që nga e marta janë në fshatin Vrbsko ku kanë familje bletësh. Kërkimet kanë zgjatur thuajse gjithë natën, por fatkeqësisht ende nuk ka asnjë gjurmë të fëmijës. Ambienti është jashtëzakonisht i paarritshëm, dhe fëmija ishte i veshur lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat