Frçkoski emërohet për ambasador i Maqedonisë së Veriut në OKB

Maqedonia

Frçkoski emërohet për ambasador i Maqedonisë së Veriut në OKB

Më: 2 mars 2022 Në ora: 18:44
Frçkoski

Presidenti Stevo Pendarovski me dekret e ka emëruar profesorin Lubomir Frçkoski për ambasador Fuqiplotë të Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara në New York, konfirmoi për “Kanalin5″ nga Kabineti i Presidentit.

Me këtë Presidenti e theu bllokadën disamujore në Komisionin për Politikë të Jashtme në Kuvend, ku sipas procedurave Frçkoski duhej të prezantonte tezat e tij.

“Është indikative që në dhjetë muajt e fundit tetë kandidatë për ambasadorë janë lejuar të paraqesin tezat e tyre para komisionit parlamentar.

Vetëm për kandidatin për ambasador në misionin tonë në Kombet e Bashkuara, një seancë e tillë nuk është caktuar fare”, njoftojnë nga Kabineti e Presidentit./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat