Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi nevojën e miratimit të Deklaratës për Ukrainën

Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi nevojën e miratimit të Deklaratës për Ukrainën

Më: 3 mars 2022 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Kuvendi miratoi me procedurë të shkurtuar nevojën e miratimit të Deklaratës që dënon agresionin ushtarak nga Rusia dhe mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.

“Për” Deklaratën votuan 104 deputetë, tre ishin kundër dhe një deputet abstenoi.

“Me këtë u miratua agjenda e propozuar”, tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Deklarata përbëhet nga 8 pika dhe në të thuhet se do t’i dorëzohet Qeverisë, Ministrisë së Jashtme dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Propozimi për Deklaratën ka ardhur nga partia e PLD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat