MPJ-Maqedoni e Veriut: Marrëveshja me kompaninë ruse të naftës ka përfunduar verën e vitit të kaluar

Maqedonia

MPJ-Maqedoni e Veriut: Marrëveshja me kompaninë ruse të naftës ka përfunduar verën e vitit të kaluar

Më: 8 mars 2022 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka marrëveshje aktuale për prokurimin e derivateve të naftës me “Lukoil-in”, por me një kompani tjetër vendase për tregtimin e derivateve të naftës, thonë nga MPJ për “Lokalno”.

Nga MPJ thonë se fotot që shfaqen në opinion i referohen një kontrate të vjetër, e cila ka skaduar verën e kaluar.

“Qëndrimi ndaj kompanive ruse në vend është pjesë e aktiviteteve më të gjera të ndërmarra nga shteti për shkak të agresionit ushtarak të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës, ndërsa një qëndrim i tillë do të zgjasë për aq kohë zgjatë vetë agresioni”, shtojnë nga Ministria e Jashtme.

Më herët, sekretari i Lëvizjes Besa, Arijanit Hoxha deklaroi se MPJ blen naftë te kompania ruse “Lukoil”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat