Xhaferi takohet me Koordinatoren e lartë rajonale për Evropë , Sandra Pernar

Maqedonia

Xhaferi takohet me Koordinatoren e lartë rajonale për Evropë , Sandra Pernar

Më: 9 mars 2022 Në ora: 15:35
Sandra Pernar, Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot u takua me Koordinatoren e lartë rajonale për Evropë nga Partneriteti për Qeverisje të Hapur, Sandra Pernar dhe Koordinatoren nacionale për Partneritetin për Qeverisje të Hapur nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Gordana Gapiq Dimitrovska.

Pernar falënderoi për mundësinë e takimit dhe për inkuadrimin Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Partneritetin për Qeverisjetë Hapur dhe për dy Planet e Aksionit të përpiluara deri tani, me çka paraqesim shembull të ndritshëm të bashkëpunimit.

Njoftoi se vitin e kaluar është miratuar Memorandumi i ri i PQH dhe se presin udhëzime të reja në drejtim të asaj se cilat janë fushat ku do të mund të kyçen parlamentet dhe më konkretisht, cilat janë sfidat dhe në të cilat segmente do të mund të mbështesin Kuvendin tonë.

Pika nismëtare edhe më tej mbetet baza tani më e vendosur për hapjen e Kuvendit, roli i përforcuar mbikëqyrës dhe nxjerrja e legjislacionit në konsultim dhe bashkëpunim me Qeverinë, i mbindërtuar me rezultatet konkrete prioritare, gjegjësisht,ndjekjen më të mirë të aktiviteteve të Qeverisë dhe ndjekjen e furnizimeve publike dhe zbatimin dhe finalizimin  tyre ligjor.

Kryetari Xhaferi u pajtuam me të lartpërmendurën nga bashkëbiseduesja Pernar, duke informuar se është mirë e njoftuar me gjithë procesin e inkuadrimit në Partneritetin e Qeverisjes së Hapur, edhe atë në aspekt të pushtetit ligjvënës dhe atij ekzekutiv.

Image
Pamje nga takimi

Informoi se duke i ndjekur udhëzimet dhe kornizat kohore nga të dy Planet e Aksionit, në Kuvend është punuar në drejtim të transparencës dhe hapjes sa mëtë madhe dhe për këtë qëllim punohet në pjesën informatike, me përpilimin e faqes së re të internetit, publikimin e të gjitha informatave në të, gjithsesi edhe të furnizimeve publike dhe epilogun e tyre, mbindërtimin e e-parlamentit dhe rikonstruktimin e sallës plenare, me qëllim të sigurimit të kushteve teknike për punë të papenguar.

Në raport me pavarësinë e Kuvendit, u bënë ndryshime në Ligjin për Kuvendin, me të cilat u sigurua status i veçantë i shërbimit të Kuvendit dhe pavarësi financiare.

Filloi edhe procesi i pavarësisë së sigurimit të brendshëm të Kuvendit, për çka kuptohet se do të nevojiten ndryshime në Rregulloren për punë. Për çdo rast, punohet shumë në drejtim të transparencës sepse, siç tha Kryetari Xhaferi “…transparenca është kontrolli më i mirë i asaj që e punojmë…” dhe prandaj është shumë i rëndësishëm inkuadrimi i organizatave joqeveritare dhe vetë qytetarëve në mbikëqyrje, pasi që paraprakisht do të informohen mirë ku ti gjejnë dhe si ti kuptojnë të dhënat publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat