Analiza e ASHMAA: Mediat në Maqedoni nuk sigurojnë përfaqësim gjinor

Maqedonia

Analiza e ASHMAA: Mediat në Maqedoni nuk sigurojnë përfaqësim gjinor

Më: 28 mars 2022 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Mediat komerciale dhe servisi publik nuk kanë politikë gjithëpërfshirëse për barazi gjinore, ndërsa disa media kanë siguruar reprezentim proporcional të gazetarëve në programin e tyre informativ, këto ishin pjesë e konkluzioneve nga analiza që u prezantua në takimin e sotshëm publik të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA).

Igor Micevskim nga Instituti RESIS, theksoi se pasqyra e përgjithshme në domenin kryesor të sistemit mediatik tregon se dominimin tek burrat në krahasim me gratë në programet sportive.

Analiza tregon se redaksionet sportive nuk kanë “ politikë redaktuese senzitive redaktuese”, duke treguar se lojërat olimpike kanë sjell deri në rritjen e pranishme të sporteve në konkurrencën për femra në programet.

Gjatë kohës së Lojërave Olimpike ka rritje të mbulimit të sporteve në konkurrencën për femra për 20 për qind, që në thelb, sipas Miceskit, është rritje e stërmadhe, por kjo nuk është e mjaftueshme për të bërë barazi të plotë gjinore.

Në mbledhje nga ana e Agjencisë njëkohësisht u prezantuan edhe vendimet e sjella për shkelje nga ana e shtëpive mediatike.

Tek kanalet të servilit publik RTMV , RTMV 2, RTMV 3, përsëri informon se gjatë mbikëqyrjes janë konstatuar shkelje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat