Ndalohen dy vjedhës në Radovish, tek njëri prej tyre është gjetur drogë

Maqedonia

Ndalohen dy vjedhës në Radovish, tek njëri prej tyre është gjetur drogë

Më: 2 prill 2022 Në ora: 18:23
Foto ilustrim

Policia e Radovishit ka ndaluar D.C. (37) nga Radovishi dhe A.Gj. (22) nga fshati Oraovicë.

Me dyshimin se rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm me dhunëi kanë marrë para nga V.Gj. (69).

Nga MPB bëjnë me dije se pas një ekzaminimi tek A.Gj është gjetur pluhur i bardhë, dhe me urdhër të Gjykatës Themelore – Radovish, është bërë bastisje në shtëpinë e tij dhe lokalet tjera, ku gjithashtu është gjetur edhe një pako me pluhur të bardhë dhe një qese me marihuanë.

Nga MPB-ja shtuan se personat janë ndaluar në Stacionin Policor në Radovish dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të ngrihet kallëzime përkatës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat