Arrestohen për vjedhje dy persona nga Velesi

Maqedonia

Arrestohen për vjedhje dy persona nga Velesi

Më: 25 prill 2022 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga MPB, më datën 24.04.2022, në ora 14:00 minuta në Veles, nëpunës policorë të Stacionit Policor Veles i kanë privuar nga liria D.M. (19) dhe E.J. (26) nga Velesi.

“Ata dyshohen se në periudhën nga ora 15:00 të dates 22.04.2022 deri më ora 1:00 të dates 24.04.2022 nga prona në f. Otovicë-Veles, prone e K.B. (77) nga Shkupi, kanë marrë më shumë sende”, thuhet në raportin policor.

Në fund thuhet se sendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, kurse persona janë arrestuar në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat