Gençovska: Së pari bullgarët në Kushtetutë, pastaj fillimi i bisedimeve me Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Gençovska: Së pari bullgarët në Kushtetutë, pastaj fillimi i bisedimeve me Maqedoninë e Veriut

Më: 26 prill 2022 Në ora: 10:21
Gençovska

Përfshirja e pakicës bullgare në kushtetutën e Maqedonisë është një kusht që duhet përmbushur përpara se vendi të fillojë negociatat e anëtarësimit në BE. Këtë qëndrim e ka konfirmuar ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska, për media para fillimit të forumit “BE dhe Ballkani”.

Gençovska sqaroi se ky kusht për Maqedoninë është vendosur në deklaratën e Kuvendit Popullor dhe në vendimet e Këshillit Konsultativ për Siguri Kombëtare.

“Në këtë fazë fillimisht duhet ta zbatojnë dhe më pas të fillojnë negociatat me ta. Nuk e di se çfarë sinjalesh ka dhënë kryeministri (Kiril Petkov), por ky është qëndrimi ynë”, shtoi Gençovska.

Ajo do t’ia prezantojë këtë qëndrim Komisionerit për Zgjerimi të BE-së Oliver Verhelyi në takimin e tyre të sotëm.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat