Shqyrtohet mundësia që mësimi në Maqedoni të vazhdojë edhe pas 10 qershorit

Maqedonia

Shqyrtohet mundësia që mësimi në Maqedoni të vazhdojë edhe pas 10 qershorit

Më: 27 prill 2022 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Ministri i Arsimit dhe Shkencës në intervistë për “Makfaks” u shpreh se është i gatshëm sërish me vazhdimin e bisedimeve me SASHK.

“Nga SASHK dje u tha se greva vazhdon, por nuk thanë se si do të vazhdojë mësimi. Kështu humbin fëmijët”, tha ministri Shaqiri.

Ai tha se në kohë krize ekonomike kanë dhënë përqindjen më të madhe të rritjes së pagave dhe se asnjëherë nuk është thënë përqindja përfundimtare dhe se po mendohet për pasojat.

Shaqiri shtoi se shqyrtohet mundësia për vazhdimin e mësimit edhe pas 10 qershorit për të kompensuar orët e humbura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat