Gjobiten 91 vozitës në Shkup, 26 vozisnin në gjendje të dehur

Maqedonia

Gjobiten 91 vozitës në Shkup, 26 vozisnin në gjendje të dehur

Më: 2 maj 2022 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 91 gjoba, prej të cilave shtatë për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 19 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, pesë sanksione për përdorim të telefonit celular.

Janë shqiptuar dhe nëntë masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara.

26 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, dy sanksione për kalim në semafor të mbyllur (semafor të kuq), katër sanksione për kundërvajtje nga motoçiklistë…

Nga MPB-ja apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat