Sanksionohen 96 shoferë në Shkup, 48 për vozitje të shpejtë

Maqedonia

Sanksionohen 96 shoferë në Shkup, 48 për vozitje të shpejtë

Më: 3 maj 2022 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (02.05.2022) ka vazhduar me kontrollet në fushën e trafikut.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 96 masa, nga të cilat 48 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 20 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 10 sanksione për kundërvajtje nga motoçiklistë, tri masa për drejtim të automjetit me ndikimi i alkoolit.

“Kontrollet e trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat