LSDM: Ata që mbajnë peng një sërë ligjesh për mirëqenien e qytetarëve flasin për bllokim të kuvendit

Maqedonia

LSDM: Ata që mbajnë peng një sërë ligjesh për mirëqenien e qytetarëve flasin për bllokim të kuvendit

Më: 6 maj 2022 Në ora: 09:52
foto ilustrim

Pas reagimeve të një pas njëshme nga OBRM-PDUKM për bllokim të kuvendit pas datës 10 Maj, LSDM ka reagur përmes një deklarate për media. Nga partia në pushtet thonë se OBRM-PDUKM nuk mund të flet sikur janë zëri i popullit sepse është po ajo parti e cila mban peng një sërë ligjesh për mirqëqenien e qytetarëve.

“Njoftimi i bllokadave të intensifikuara nga Mickoski është akti më i papërgjegjshëm gjatë krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike pas Luftës së Dytë Botërore, kur Kuvendi duhet të sjellë zgjidhje të shpejta dhe efikase për qytetarët. OBRM-PDUKM në Kuvend bllokon disa dhjetëra ligje në interes të qytetarëve, përfshirë Ligjin për Qendrën Klinike, Ligjin për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional në shkollat ​​fillore dhe të mesme, Ligjin për shërbimin në ushtri dhe të ngjajshme”, thuhet në komunikatë.

Nga LSDM thonë se kjo qeveri ka kaluar sfida dhe bllokada të shumta, prandaj shprehen opitimist se edhe kjo bllokadë do të kaloj.

“Kjo sjellje destruktive në dëm të qytetarëve nuk është diçka e re nga OBRM-PDUKM dhe Mickoski. LSDM-ja, shumica parlamentare deri më tani kanë gjetur mënyrën për t’i kaluar bllokadat, kështu do të jetë edhe tani. LSDM së bashku me qytetarët nuk do të lejojnë që OBRM-PDUKM dhe Mickoski ta mbajnë peng vendin për interesa personale dhe partiake”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, bllokadata e kuvendit u paralajmërua ditë më parë nga OBRM-PDUKM, duke dhënë afat deri më datë 10 maj për një takim liderësh ku do të caktohet data e re për zgjedhje parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat