Petrovska: Nuk ka vend për politikë në mbrojtje dhe në ushtri, të gjithë jemi pas një flamuri

Maqedonia

Petrovska: Nuk ka vend për politikë në mbrojtje dhe në ushtri, të gjithë jemi pas një flamuri

Më: 9 maj 2022 Në ora: 19:32
Sllavjanka Petrovska

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska kërkoi nga gjeneralët e mëparshëm dhe aktivë që të përfshihen në procesin e transformimit të sistemit të mbrojtjes, i cili vazhdon edhe pas anëtarësimit në NATO, për të forcuar kapacitetet dhe gatishmërinë.

“Në mbrojtje dhe në ushtri nuk ka vend për politikë, sepse të gjithë qëndrojmë pas një flamuri. U zotova që ish-shefat e Shtabit dhe anëtarët e Klubit të Gjeneralëve të përfshiheshin aktivisht në programet e reja të studimit të Akademisë Ushtarake dhe natyrisht në të gjitha format e trajnimit komandues dhe edukimit të doktrinës.

Qëllimi i përbashkët është të vazhdojë procesi i transformimit pas anëtarësimit në NATO përmes konsultimeve të gjera, dhe ta bëjë atë të përkushtuar dhe transparent.

Të angazhohen kapacitetet e gjithë shoqërisë, sepse kemi një qëllim të përbashkët dhe një vizion të përbashkët për të gjithë ne, e ai është Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë aleate e respektuar dhe e vlerësuar, shtyllë e sigurisë rajonale”, tha Petrovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat