Maqedoni, gjobiten 222 drejtues mjetesh për tejkalim shpejtësie

Maqedonia

Maqedoni, gjobiten 222 drejtues mjetesh për tejkalim shpejtësie

Më: 10 maj 2022 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme, më 09 Maj 2022 ka zhvilluar kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ku ajnë sanksionuar gjithsej 222 drejtues mjetesh.

Prej tyre, 12 automjete lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe një automjet me mbi 70 kilometra në orë.

Kështu, 98 drejtues mjetesh e kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banuara, kurse 124 në vende të pa banuara.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Nga MPB apelojnë deri tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat