Akt barbar ndaj gjuhës shqipe në kompleksin memorial të Nënë Terezë

Maqedonia

Akt barbar ndaj gjuhës shqipe në kompleksin memorial të Nënë Terezë

Më: 13 maj 2022 Në ora: 16:01
Pllaka përkujtimore e Nënës Tereze

Sot një dorë e padukshme por dashakeqe ka mënjanuar mbishkrimin e ITSHKSH (Departamenti i Gonxhe Bojaxhiut- Nënës Tereze) nga pllaka përkujtimore e Nënës Tereze si dhe mbishkrimin në gjuhën shqipe në bredhin e mbjellë nga vetë Nëna Tereze (1980), si shenjëtregues i vendodhjes së shtëpisë së saj të lindjes.

Pas këtij akti të shëmtuar, Departamenti për mbrojtjen e figurës së Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Terteze (ITSHKSH) e rikthye sërish mbishkrimine ITSHKSH, kurse pritet që ndërkohë të rikthehet edhe mbishkrimi në gjuhën shqipe në bredhin e Nënës Tereze.

Menjanimi i mbishkrimeve në gjuhën shqipe nga sheshi i Shkupit tregon për mungesën e respekti ndaj figures së Nënës Tereze, por edhe urrejtje të papëmbajtur ndaj gjuhës shqipe, sepse kësaj radhe vetëm gjuha shqipe ishte target i shëmtisë.

ITSHKSH e dënon një akt të tillë barbar dhe fton institucionet përkatëse që ta ndriçojnë dhe të marrin masa adekuate ndaj keqbërësve.

Image
Pllaka përkujtimore e Nënës Tereze
Image
Pllaka përkujtimore e Nënës Tereze
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat