62 vjeçarja nga Shkupi rrëzohet nga trotineti elektrik, pëson lëndime të rënda

Maqedonia

62 vjeçarja nga Shkupi rrëzohet nga trotineti elektrik, pëson lëndime të rënda

Më: 13 maj 2022 Në ora: 17:14
Ilustrim

Mbrëmë në shtegun e biçikletave përgjatë shëtitores së lumit Vardari në Shkup, një grua 62-vjeçare nga Shkupi ka humbur kontrollin teksa ngiste trotinetin elektrik dhe është rrëzuar.

Ajo ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara nga Instituti i Shëndetit Publik.

“Më datë 12.05.2022 në ora 20:30 është raportuar se në shtegun e biçikletave përgjatë shëtitores së lumit Vardar, personi me inicialet S.D (62 vjeçare) nga Shkupi duke drejtuar trotinetin elektrike ka rënë në shtegun e biçikletave. 62 vjeçarja ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe gjendet për mjekim në ISHP “Sistina”.

Kontrolli në vendngjarje është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat