Takim joformal i ministrave të jashtëm të NATO-s, merr pjesë edhe Maqedonia e Veriut

Maqedonia

Takim joformal i ministrave të jashtëm të NATO-s, merr pjesë edhe Maqedonia e Veriut

Më: 14 maj 2022 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Ministri i Punëve të Jashtme i RMV-së, Bujar Osmani, do të merr pjesë në takimin joformal të Ministrave të Jashtëm të NATO-s, i cili do të mbahet nga 14 deri më 15 maj në Berlin.

Bisedimet do të fokusohen në invazionin ushtarak rus të Ukrainës, implikimet e mundshme nga lufta mbi aleatët, rreziqet e sigurisë, si dhe në pozicionimin e ardhshëm mbrojtës të NATO-s. Gjithashtu në takim do të flitet edhe për Samitin e ardhshëm të liderëve në Madrid.

Në takim janë të ftuar edhe Ministrat e Jashtëm të Finlandës dhe Suedisë, të cilët do të informojnë për zhvillimet e fundit, përfitimet dhe implikimet në lidhje me anëtarësimin e mundshëm të ardhshëm të këtyre dy vendeve në Aleancë.

Në margjinat e takimit, ministri Osmani pritet të ketë takime bilaterale me Ministrin e Punëve të Jashtëm të Ukrainës, Dmitro Kuleba dhe MPJ e Malit të Zi, Ranko Krivokapiq, si dhe me homologë të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat