162 shoferë të gjobitur në Shkup, 16 për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

162 shoferë të gjobitur në Shkup, 16 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 14 maj 2022 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (13.05.2022) ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve të veprimit në fushën e trafikut.

Siç informojnë nga MPB, në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 162 gjoba, nga të cilat 16 për drejtim të mjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 16 për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 20 masa për kundërvajtje nga motoçiklistë.

“Janë shqiptuar 10 gjoba për përdorimin e celularit, tetë sanksione për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 13 gjoba për automjete me defekte teknike dhe automjete të paregjistruara, dy sanksione për kalim në rrugës në sinjal të mbyllur”.

“Vazhdojnë kontrollet e aksionit të intensifikuar. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat