Gjobiten 161 shoferë në Shkup, 23 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit

Maqedonia

Gjobiten 161 shoferë në Shkup, 23 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit

Më: 15 maj 2022 Në ora: 11:09
Foto ilustrim

Ministria e Brendshme dje (14.05.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara të veprimit në fushën e trafikut.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 161 masa, nga të cilat 22 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 14 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 32 masa për kundërvajtje nga motoçiklistë.

10 masa për përdorimin e celularit, 23 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, pesë masa për automjete me defekte teknike dhe mjete të paregjistruara, tetë sanksione për kalim sinjali të mbyllur (semafor të kuq) …

“Vazhdojnë kontrollet e intensifikuara të veprimit. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut për të rritur sigurinë në trafik dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, MPB.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat