Kumanovë, arrestohet i dyshuari për shitje dhe blerje të drogës

Maqedonia

Kumanovë, arrestohet i dyshuari për shitje dhe blerje të drogës

Më: 15 maj 2022 Në ora: 13:36
Foto ilustrim

Policët e Departamentit për tregti të paligjshme me drogë dhe armë në SPB Kumanovë sot në ora 08:00 kanë privuar nga liria kumanovarët S.T. dhe S.R.

Sipas MPB-së, gjatë kontrollit të kryer me urdhër të gjykatës në banesën e S.T, janë gjetur dhe konfiskuar pa leje amfetaminë, marihuanë, pistoletë “Ecol”.

Po ashtu u gjet dhe një sasi e madhe parash në valuta të ndryshme, u gjet në vend ngjarje S.R. gjatë blerjes dhe shitjes së amfetaminave.

“Personat janë ndaluar në stacion policor dhe në koordinim me prokurorin publik nga PK Kumanovë, pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat