Automjeti doli nga rruga Kërçovë – Ohër, humb jetën një person

Maqedonia

Automjeti doli nga rruga Kërçovë – Ohër, humb jetën një person

Më: 15 maj 2022 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Një person e humbi jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë rreth orës një pas mesnate në aksin magjistral Kërçovë – Ohër, kur një automjet udhëtarësh “Volksvagen Golf”, me targa të Ohrit, ka dalë nga rruga.

Siç kumtoi MPB, automjeti është drejtuar nga A.A. (46) nga fshati Zajaz, i cili ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Qendrës mjekësore Kërçovë.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i SPB Kërçovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat