Këshilli i Punëve të Jashtme të BE-së nesër mban takim, merr pjesë edhe Maqedonia e Veriut

Maqedonia

Këshilli i Punëve të Jashtme të BE-së nesër mban takim, merr pjesë edhe Maqedonia e Veriut

Më: 15 maj 2022 Në ora: 23:06
Foto ilustrim

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, po udhëton nga Berlini për në Bruksel, ku do të merr pjesë në takimin e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, në të cilin janë të ftuar edhe Ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Siç njoftojnë nga MPJ, diskutimi strategjik për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe agresioni rus ndaj Ukrainës janë dy temat qendrore që do të trajtohen në këtë takim të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së.

“Këshilli fillimisht do të zhvillojë një diskutim strategjik për Ballkanin Perëndimor, pastaj për angazhimin e BE-së në zbutjen e ndikimit të agresionit rus në Ukrainë, pas çka do të vijojë diskutim mes Ministrave të Jashtëm të BE-së me Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor”.

“Në margjinat e Këshillit, Osmani do të takohet me Sekretaren e Përgjithshme të Komisionit Evropian, Ilze Juhansone, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë në Këshillin dhe Komisionin Evropian”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat