Sot regjim i posaçëm në disa rrugë të Shkupit

Maqedonia

Sot regjim i posaçëm në disa rrugë të Shkupit

Më: 16 maj 2022 Në ora: 09:36
Ilustrim

Për shkak të mbajtjes së stërvitjes operativo-taktike sot në Shkup do të vendoset regjim i posaçëm në komunikacion, i cili do të orientohet në rrugët rreth qytetit.

Stërvitja operativo-taktike do të mbahet në periudhë prej orës 9:30 deri ora 12 nga ana e MPB-së dhe në koordinim me Ambasadën e SHBA-së.

Në këtë periudhë të mbyllura do të jenë rrugët “Lazar Liçenovski” dhe “Samoillova” dhe bulevardi “Nikolla Karev”, në pjesën e rrugës “Brigada maqedono-kosovare” deri te rruga “8 Shtatori”.

Nga MPB-ja apelojnë që qytetarët t’i respektojnë urdhërat e nëpunësve policorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat