QMK apelon për kujdes: Një zonë shkëmbore në Matkë krijon rrezikshmëri për vizitorët

Maqedonia

QMK apelon për kujdes: Një zonë shkëmbore në Matkë krijon rrezikshmëri për vizitorët

Më: 16 maj 2022 Në ora: 18:38
Foto ilustrim

“Shenjat e rrezikut në një zonë të kanjonit Matka po zhduken, por aktivitetet parandaluese për sigurinë e qytetarëve vazhdojnë”, thekson drejtori i QMK-së, Stojançe Angelov.

“Shenjat paralajmëruese në një zonë rreziku nën një masë të mëdha shkëmbore pranë digës së Matkës, së bashku me litarin e varur mbi liqenin pranë digës, për shkak të shkëmbinjve të plasaritur, u zhdukën menjëherë pas vendosjes së saj. Megjithatë, aktivitetet parandaluese vazhdojnë për sigurinë e njerëzve që do të lëviznin në atë pjesë të kufizuar të zonës së rrezikut, nën masivin shkëmbor të plasaritur, ndaj ne si Qendër për Menaxhimin me Krizat dhe disa institucione të tjera po bëjmë punë të koordinuar”, tha Angelov.

Në kuadër të aktiviteteve parandaluese për shkëmbin e rrezikut në Matkë, pas iniciativës së Qendrës së Menaxhimit të Krizave dhe pas takimeve koordinuese dhe informimit të publikut, disa nga institucionet ndërmorën aktivitete dhe hapa sigurie në zonën e mundshme të rrezikut.

Termocentralet e EVN Maqedonisë, vendosën shenja të dukshme për vizitorët në të gjitha shtigjet dhe vendet ku njerëzit lëvizin në atë zonë të vogël.

Mbi liqenin pranë digës është vendosur një kabllo, me shenjë paralajmëruese se është zonë rreziku me mundësi për rrëshqitje shkëmbi nga të plasariturat mbi Digë.

“Shenja paralajmëruese për një zonë rreziku nën masivin shkëmbor të lidhur me një litar sipër liqenit pranë digës, nga njëra anë në anën tjetër të kanionit të Matkës, në zonën ku ka rrezik lëvizjeje, pas disa kohësh janë zhdukur së bashku me litarin”, thonë nga QMK.

Nga EVN Maqedoni kanë konfirmuar për mediat se po punojnë me gjeolog nga Austria për gjetjen e një zgjidhje më të përshtatshme për të menjanuar probleme të tilla, të cilat mund të shkaktojnë pasoja tek vizitorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat