Osmani: BE duhet të ndërmerr hapa vendimtar ndaj Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Osmani: BE duhet të ndërmerr hapa vendimtar ndaj Maqedonisë së Veriut

Më: 16 maj 2022 Në ora: 19:33
Bujar Osmani

“Bashkimi Evropian duhet të bëjë lëvizjen e duhur në këtë moment dhe të ndërmarrë hapa vendimtar për hapjen e menjëhershme të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, sepse integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është me interes primar politiko-gjeostrategjik për BE-në dhe të ardhmen”, kështu deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili sot në Bruksel mori pjesë në takimin e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, në të cilin ishin të ftuar ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Pas diskutimit strategjik për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor mes ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së, homologët e tyre nga rajoni i’u bashkuan pjesës së dytë të takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së.

Në fokus të debatit ishte fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pasojat e luftës në Ukrainë në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe tema të tjera me interes për rajonin.

Në fjalën e tij, ministri Osmani theksoi besueshmërinë e statusit tonë si vend kandidat, i cili është i përkushtuar në agjendën ndaj BE-së.

“Besoj se pas 20 vitesh të thellimit të asociimit dhe integrimit, po bëhet gjithnjë e më e qartë se BE-ja mund ta profilizojë veten si një Union për të ardhmen, union i fortë, elastik, i sigurt dhe i begatë, me vendet e rajonit si anëtarë të saj të ardhshëm”, tha Osmani.

Në margjinat e Këshillit, Osmani u takua me Sekretaren e Përgjithshme të Komisionit Evropian, Ilse Johansson, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë në Këshillin Evropian.

Takimet u fokusuan në të dhënat tona evropiane, situatën aktuale në rajon, si dhe ndikimin e agresionit rus në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat