Kroacia: Bullgaria le të gjej një zgjidhje, Maqedonia dhe Shqipëria meritojnë hapjen e negociatave

Maqedonia

Kroacia: Bullgaria le të gjej një zgjidhje, Maqedonia dhe Shqipëria meritojnë hapjen e negociatave

Më: 16 maj 2022 Në ora: 20:36
Foto ilustrim

“Kroacia mbështet vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre evropiane dhe ne besojmë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria meritojnë të hapin negociatat për anëtarësimin e tyre në BE sa më shpejt të jetë e mundur,” tha sekretarja kroate e shtetit, Andrea Metelko Zgombiç pas një takimi të ministrave në forumin e shtatë “Strategjia e BE-së për Rajonin Adriatiko-Jonian” (EUSAIR), e cila u hap sot në Tiranë.

Në atë takim u nënshkrua një deklaratë që u bën thirrje vendeve anëtare t’i japin Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut një datë për fillimin e negociatave deri në fund të presidencës franceze të Këshillit të BE-së, gjë që nuk është e sigurt se do të ndodhë, gjithashtu u bë thirrje dhe për Bosnjë dhe Hercegovinën që të marrë statusin e vendit kandidat sa më shpejt të jetë e mundur.

“Nuk i takon kësaj nisme të vendosë se kur do të caktohen këto data, por do të mbahet një takim partneriteti me Ballkanin Perëndimor. Ne vazhdimisht inkurajojmë Bullgarinë që të gjejë një zgjidhje të mirë me Maqedoninë e Veriut që do të mundësojë hapjen e menjëhershme të negociatave,” tha Zgombiç.

Ndër të tjera ajo shtoi se takimi inkurajoi riorganizimin e strukturës menaxhuese të strategjisë Adriatiko-Joniane, sepse është e rëndësishme që të ketë mekanizma të mirë që do të mundësojnë fillimin e zbatimit të projekteve.

“Ideja është që të shpërndahet edhe menaxhimi i fondeve në një mënyrë të arsyeshme, le të themi si shembull, ndërmjet Kroacisë, Sllovenisë dhe Italisë,” shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat