Naçev: Kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO janë të justifikuara

Maqedonia

Naçev: Kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO janë të justifikuara

Më: 16 maj 2022 Në ora: 20:37
Foto ilustrim

“Suedia ka qenë një vend neutral për më shumë se 200 vjet, prandaj këto që po ndodhin së fundmi, janë ndryshime serioze. Kemi parë një Zvicër që i është bashkuar konfliktit me donacione të caktuara si dhe tani interesimi i Finlandës duket se është më i madhi, sepse vendi ka një kufi 1300 kilometra me Rusinë dhe mbulon të gjithë krahun verior të NATO-s. Pranimi i tyre në Aleancë do të ishte realist dhe duhet të ndodhë shumë shpejt. Ata janë pro ndryshimit drastik të të dyja vendet”, tha profesori universitar Aleksandar Naçev në një emision televiziv.

Naçev përsëriti se politika e Rusisë dhe doktrina e saj ushtarake janë plotësisht kundër zgjerimit të NATO-s.

“Nuk duhet harruar se në fokus të BE-së është edhe Rusia, e cila për herë të parë këtë vit nxori një dokument, i cili është kundër konceptit strategjik të NATO-s, i cili duhet të rinovohet këtë vit. Investimet janë serioze, Agjencia Evropiane e Mbrojtjes është këtu, tha Naçev.

“Nuk ka kohë për emocione dhe dhembshuri. Ne duhet të ndjekim atë që na ofron politika reale, interesin tonë dhe gjithçka tjetër. Për këtë arsye, për momentin vendimet e Suedisë dhe Finlandës janë të justifikuara, pikërisht në këtë moment, tha Naçev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat