BE sjell në Maqedoni projektin “BE për të rinjtë”, synon punësimin e të rinjëve në tregun vendor

Maqedonia

BE sjell në Maqedoni projektin “BE për të rinjtë”, synon punësimin e të rinjëve në tregun vendor

Më: 17 maj 2022 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut ka organizuar një takim me gazetarë dhe redaktorë nga vendi në lidhje me Marrëveshjen për reforma në sektorë të ndryshëm, në kuadër të projektit “BE për të Rinjtë”.

Projekti duhet të ofrojë mbështetje për ministritë kryesore në Sektorin e Arsimit, Punës dhe të Politikës Sociale për të organizuar angazhimin dhe pjesëmarrjen sistematike të komunave, partnerëve të biznesit si dhe organizatave të shoqërisë civile në procesin e reformave me qëllim që të rritet punësimi tek të rinjtë.

Specifikat e projektit janë si në vijim: Ndihmë teknike për autoritetet shtetërore për përforcimin e kapacitetit për reforma sektoriale, marrëveshje për performancë të reformave në sektorin “BE për të Rinjtë”, monitorimi dhe vlerësimi i realizimeve dhe arritjeve të indikatorëve për sukses përmes Marrëveshjes “BE për të Rinjtë”, etj.

Në projekt është përfshirë edhe skema “Garanci për të Rinjtë”, të cilën duhet ta zbatojë Agjencinë për Punësim e Maqedonisë së Veriut, skemë kjo që duhet të i’u mundësojë personave deri në moshën 29-vjeçare që nuk janë të punësuar dhe që nuk kanë arsimim ose nuk ndjekin trajnim, oferta adekuate për punë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat