Mariçiq dhe SÇE do të sigurojnë mbështetje institucionale për projektet e “Ballkanit të Hapur”

Maqedonia

Mariçiq dhe SÇE do të sigurojnë mbështetje institucionale për projektet e “Ballkanit të Hapur”

Më: 17 maj 2022 Në ora: 22:25
Bojan Mariciq

Qeveria e RMV-së në seancën e sotme ka miratuar vendim me të cilin udhëzohet zv. kryeministri për Çështje Evropiane dhe Sekretariati për Çështje Evropiane që të ofrojnë mbështetje institucionale për zbatimin e iniciativave dhe marrëveshjeve në kuadër të “Ballkanit të Hapur”, theksojnë nga shtypi i Qeverisë.

Ky vendim paraqet fuqizim të kapaciteteve institucionale për intensifikimin e zbatimit të projekteve në kuadër të kësaj nisme rajonale.

Koordinimi i “Ballkanit të Hapur” dhe iniciativave rajonale nga Qeveria realizohet nga Koordinatori Nacional për Ballkanin e Hapur dhe Iniciativa Rajonale, Marjan Zabrçanec dhe Koordinatorja Nacionale për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrim Evropian, Nola Ismajloska-Starova.

Kryeministri Kovaçevski dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut janë nikoqire e Samitit të ardhshëm të liderëve për “Ballkanin e Hapur” që do të mbahet në gjysmën e parë të qershorit në Ohër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat