Ohri mirëpret turistët e parë, më shumë rezervime ka nga Holanda dhe Britania e Madhe

Maqedonia

Ohri mirëpret turistët e parë, më shumë rezervime ka nga Holanda dhe Britania e Madhe

Më: 18 maj 2022 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Grupi i parë prej 155 turistësh nga Holanda, sot ka mbërritur në aeroportin e Ohrit.

Mysafirët nga Holanda, të cilët zbarkuan në një fluturim çarter, thanë se kanë dëgjuar për mikpritjen dhe turizmin në këtë qytet prandaj dhe kanë vendosur që pushimet t’i kalojnë në Ohër për shkak të rekomandimeve të turistëve që tashmë kanë qenë këtu.

“Është hera ime e parë që vij këtu, por për Ohrin kam dëgjuar nga bashkëqytetarët e mi që verojnë këtu. Ata patën shumë përvoja pozitive nga qëndrimi i tyre, ndaj vendosëm të vinim edhe ne. Ne duam të shohim kulturën, natyrën, të gjitha bukuritë dhe gjërat interesante të cilat i ka vendi juaj”, tha një nga turistet holandeze.

Sipas kompanisë ajrore TUI nga Holanda e cila operon çdo vit me ofertat turistike për në Ohër, këtë vit në Maqedoni do të qëndrojnë rreth 7 mijë turistë nga Holanda, të cilët do të mbërrijnë me 60 fluturime charter, por pritet që ky numër të jetë edhe më i madh, sepse ka pasur shumë interesim nga turistë holandezë.

TUI thekson se dhe rreth 2 mijë rezervime për verime në Ohër, janë bërë edhe nga turistë nga Britania e Madhe.

Nga Drejtoria për Turizëm në Qytetin e Ohrit, thuhet se në çdo sezon veror qarkullimi monetar shkon rreth 400 milion dollarë, fakt ky që tregon se turizmi ndihmon banorët e vendit për të punuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat