Scholz konfirmon se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE është interes strategjik i Brukselit

Maqedonia

Scholz konfirmon se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE është interes strategjik i Brukselit

Më: 19 maj 2022 Në ora: 18:30
Kancelari gjerman Olaf Scholz

Gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor me aspirata për BE, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova, janë tashmë në një proces reformash shumëvjeçare, tha kancelari gjerman Olaf Scholz para deputetëve në Berlin.

Ai tha se “sot më shumë se kurrë integrimi i tyre në BE është në interesin strategjik të Brukselit, duke theksuar, sipas Reuters, ndikimin e fuqive të huaja në rajon, përfshirë Rusinë”.

Scholz njoftoi sot se do të udhëtojë në Ballkanin Perëndimor, para takimit të Këshillit Evropian të planifikuar për muajin e ardhshëm, në mënyrë që t’i përcjellë mesazhin rajonit se ka vend në Bashkimin Evropian, shkruan Reuters.

“Përmbushja e detyrimeve tona ndaj tyre nuk është vetëm një çështje e besueshmërisë sonë”, tha Scholz.

Pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt ka ngritur frikën se konflikti mund të përhapet në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, liderët e BE-së ende nuk bien dakord për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili aktualisht kundërshton zgjerimin e BE-së, së fundmi propozoi formimin e një komuniteti të ri politik në Evropë, i cili do të përfshinte Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat