Merr fund konflikti mes Kishës maqedonase dhe asaj serbe

Maqedonia

Merr fund konflikti mes Kishës maqedonase dhe asaj serbe

Më: 19 maj 2022 Në ora: 21:21
Maqedoni

Pas përçarjes gjysmëshekullore, më në fund paqe mes Kishës Ortodokse maqedonase dhe asaj Serbe.

Në kishën e Shën Sava në Vraçar të Serbisë ka përfunduar shërbesa e Pajtimit, e cila është shërbyer nga patriarku serb Porfir dhe kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë Stefani.

“Mirë se erdhët, na bekoni dhe përcillini bekimet dhe përshëndetjet tona deri tek Kisha dhe populli juaj nga ana e Kishës dhe popullit tonë. Zoti qoftë me ne, sot e përgjithmonë ndër shekuj! Gëzuar për shumë vjet”, tha patriarku serb Porfirij.

“Falënderojmë Zotin që ka ardhur koha, ndaj kemi hasur në një mirëkuptim vëllazëror me Shenjtërinë e Tij, Patriarkun z. Porfiri, së bashku me anëtarët e Kuvendit të Kishës Ortodokse Serbe, të cilët vetëm pak ditë pas miratimit të Sinodit të Patriarkanës Ekumenike, të udhëhequr nga Shenjtëria e Tij, Patriarku Bartolomeu dhe në të njëjtën frymë, mori vendimin për vendosjen e unitetit eukaristik dhe kanonik midis Kishave tona”, tha HT Stefani, kreu i Kishës Ortodokse të Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat