Arrestohet një kontrabandist i migrantëve në Maqedoni

Maqedonia

Arrestohet një kontrabandist i migrantëve në Maqedoni

Më: 21 maj 2022 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Në autostradën A1, tek tuneli Demir Kapi, mbrëmë në ora 19:50 minuta nëpunësit policorë nga Stacioni policor për në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” e arrestuan N.C. (54) nga Kosova.

Siç informuan sot nga MPB-ja, gjatë kontrollit të automjetit ““Volkswagen Touran”” me targa të Kosovës, janë gjetur shtatë persona – emigrantë nga Pakistani.

N.C. është arrestuar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat