Plevneliev: Po të isha Radev do të pranoja ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut për t’i dhënë fund negociatave

Maqedonia

Plevneliev: Po të isha Radev do të pranoja ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut për t’i dhënë fund negociatave

Më: 21 maj 2022 Në ora: 19:44
Rosen Plevneliev

Ish-presidenti bullgar Rosen Plevneliev nuk pret që në qershor të hiqet vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Nuk jam i sigurt për qershorin. Ne pamë vetëm dy ditë më parë se si Parlamenti Evropian iu drejtua Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për pajtim historik bazuar në historinë e përbashkët dhe Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë. Kjo është zgjidhja.

Kjo referencë për PE-në është vërtet e rëndësishme.

Fatkeqësisht, vërej gabime në të dyja anët e kufirit, gjë që nuk më bën optimist se mund të kemi një zgjidhje në qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat