OBRM-PDUKM: Vlera prej 30.000 denarëve tani dhe një vit më parë nuk është e njëjtë

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Vlera prej 30.000 denarëve tani dhe një vit më parë nuk është e njëjtë

Më: 22 maj 2022 Në ora: 12:06
OBRM-PDUKM

Pak besonin se do të kishim inflacion dyshifror, i cili është ndër më të lartët në rajon. Shumë pak kanë besuar se për një vit çmimet e nevojave elementare të qytetarëve do të rriten nga 30 në 100%”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së ndaj deklaratës së kryeministrit Dimitar Kovaçevski për rritjen e pagës mesatare në 30.000 denarë.

“Rritja e energjisë elektrike me 30%, karburantet me 80%, buka dhe mielli janë rritur 100%, sheqeri 40%, qumështi 50%, vaji i gatimit është dy herë më i shtrenjtë.

Standardi i qytetarëve është shkatërruar. Pagat kanë humbur vlerën e tyre. Pyetja që duhet t’ia bëjnë vetes në qeveri është se sa është vlera e 30 mijë denarëve tani dhe sa kanë pasur një vit më parë.

Kovaçevski, në vend të PR të lira dhe fjalimeve të regjistruara, duhet të zbresë mes njerëzve dhe të shohë varfërinë në rritje. Mbi 35% e qytetarëve janë në rrezik të varfërisë. Mbi gjysmë milioni qytetarë jetojnë me 150 denarë në ditë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat