Arrestohet një mësues në Strumicë, dyshohet për sulm seksual ndaj nxënëses së mitur

Maqedonia

Arrestohet një mësues në Strumicë, dyshohet për sulm seksual ndaj nxënëses së mitur

Më: 23 maj 2022 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme në Strumicë ka ngritur kallëzim penal kundër një mësuesi 40-vjeçar nga Strumica pasi i njëjti dyshohet për sulm seksual ndaj një fëmije.

“I dyshuari, mësimdhënës në një shkollë fillore në Strumicë, në periudhën nga tetori i vitit 2020 deri në maj të vitit 2022, përmes rrjetit social i ka dërguar mesazhe me përmbajtje eksplicite seksuale një nxënëse, e cila nuk i ka mbushur 14 vjeç.

Duke përfituar nga fakti se kanë mbetur vetëm në palestrën e shkollës, ai ka kryer dy herë akte të tjera seksuale, duke prekur dhe puthur viktimën”.

“Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Strumicë propozim për caktimin e masës së paraburgimit, sepse ekziston rreziku që ai të ikë, të ndikojë mbi dëshmitarët ose ta përsërisë veprën penale. Gjykatësi e ka pranuar kërkesën dhe të dyshuarit i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat