Petrovska: Anëtarësimi në NATO paraqet kapitull të ri në shërbimin ushtarak

Maqedonia

Petrovska: Anëtarësimi në NATO paraqet kapitull të ri në shërbimin ushtarak

Më: 23 maj 2022 Në ora: 15:53
Sllavjanka Petrovska

Në Shtëpinë e Armatës në Shkup sot është shënuar Dita e shërbimit ushtarak për siguri dhe zbulim, që përputhet edhe me jubileun – 30 vjet ekzistim të këtij shërbimi ushtarak.

Në solemnitet, ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska porositi se anëtarësimi në NATO paraqet kapitull të ri në historinë e këtij shërbimi, i cili ka vëllim të zgjeruar të punës dhe përgjegjësi më të madhe.

“Anëtarësimi në Aleancë është përfitim për sigurinë dhe stabilitetin e shtetit, ndërsa nga ana tjerët pikërisht kjo e imponon nevojën për zhvillimin e kapaciteteve dhe aftësive ushtarake të cilat do të japin kontribut në sigurinë kolektive. Numri i njerëzve për sigurinë e të cilëve jemi përgjegjës është rritur prej 2 në rreth 900 milionë”, ka thënë ministrja Petrovska, kumtuan nga MM-ja.

Ajo theksoi se mbrojtja me kapacitetet e veta duhet të kundërshtojë me vendosmëri në realitetin e ri të sigurisë edhe atë me aktivitete të shpejta dhe efikase për mbrojtje, parandalim dhe përgjigje të këtyre kërcënimeve.

Hapi i parë ndaj ndërtimit të një shoqërie të sigurt, konsideron Petrovska, është vendosjen e një qasje gjithëpërfshirëse në përballjen me kërcënimet hibride.

“Obligim ynë si vend-anëtar i Aleancës është që të investojmë në ndërtimin e rezistencës kombëtare të këtyre kërcënimeve dhe të ndërtojmë sistem të sinkronizuar për përgjigjen e tyre”, theksoi ministrja Petrovska dhe shtoi se institucionet duhet të jenë të koordinuara dhe të bashkëpunojnë edhe në përballjen me terrorizmin, i cili paraqet kërcënim global.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat