Shumë gjykata në Maqedoninë e Veriut nuk kanë kryetarë

Maqedonia

Shumë gjykata në Maqedoninë e Veriut nuk kanë kryetarë

Më: 25 maj 2022 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Këshilli gjyqësor gjysmë viti nuk ka zgjedhur kryetar të Gjykatës Penale të Shkupit.

Me këtë institucion, për momentin udhëheq gjykatësi Ivan Xholev si ushtrues detyre, pasi mandati i skadoi në nëntor të vitit të kaluar. Në konkursin e Këshillit gjyqësor në dhjetor është paraqitur vetëm Xholev i cili kërkon mandat të dytë.

Por sipas Ligjit për gjykatës, Këshilli gjyqësor konkurs për kryetar të cilësdo gjykatë shpall dy muaj para skadimit të mandatit të kryetarit aktual, sikur në rastin e gjykatësit Xholev.

Kjo është dashur të bëhet që në shtator të vitit të kaluar. Por, Këshilli gjyqësor këtë e ka bërë tre muaj më vonë.

“U zbatua metodologjia për vlerësimin e gjykatësve. Bëhet fjalë për kompani softuerike që kishte për obligim metodologjinë ta inkorporojë në sistemin ekzistues AKMIS”, thonw nga Këshilli gjyqësor.

Gjendja e këtillë nuk është vetëm në Gjykatën Penale. Emërim të kryetarëve nuk ka as në gjykatën e Tetovës, Kumanovës, Berovës dhe Resnjës, mandati i të cilëve gjithashtu ka skaduar. Në Tetovë dhe Resnjë janë paraqitur vetëm ushtruesit e detyrës, Hasan Asani dhe Emel Kranli Ali. Ende nuk dihet kur mund të bëhet përzgjedhja.

“Për momentin, në Këshillin gjyqësor, komisionet kryejnë vlerësimin e kandidatëve. Nuk ka afat se kur mund të jetë emërimi”, u shprehen nga Këshilli gjyqësor.

Për në gjykatat e Berovës dhe Kumanovës në rrjedhë e sipër është konkursi i ri për kryetar. Për në Berovë nuk ka asnjë kandidat ndërsa në Kumanovë janë paraqitur dy, por dokumentet që i kanë dorëzuar, nuk kanë qenë të kompletuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat