Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë iniciativën për shkarkimin e Fadil Zendelit

Maqedonia

Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë iniciativën për shkarkimin e Fadil Zendelit

Më: 26 maj 2022 Në ora: 14:41
Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme hodhi poshtë iniciativën me të cilën partia politike “E Majta” kërkoi të anulojë vendimin për shkarkimin e deputetit Fadil Zendeli të marrë nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvend.

Me vendimin e kontestuar konkretisht shkarkohet një anëtar të Komisionit dhe është akt konkret-individual, andaj sipas gjyqtarëve kushtetues nuk është rregullore dhe nuk ka bazë për vlerësim kushtetues-gjyqësor.

Sipas gjyqtarit Naser Ajdari, Gjykata Kushtetuese nuk mund të angazhohet në analizën e procedurës për shkarkimin dhe zbatimin e dispozitave të Rregullores së Kuvendit dhe me këtë në mënyrë të vlerësojë bazueshmërinë e pretendimeve të ngritura në nisma dhe vendimet në bazë të meritave.

Gjyqtari Osman Kadriu në seancë tha se këto çështje për nga natyra janë të ndjeshme, të politizuara dhe të problematizuara në publik dhe për këtë arsye Gjykata Kushtetuese është organi më i thirrur për të shprehur mendimin.

“Akti i Kuvendit është akt juridik individual që zgjidh çështje specifike të statusit. Në akte të tilla, kur vlerësohen nga aspekti i kontrollit kushtetues, janë akte individuale dhe nuk i nënshtrohen kontrollit kushtetues-gjyqësor”, tha Kadriu.

Partia politike “E Majta” e paraqiti nismën në Gjykatën Kushtetuese më 25 mars të këtij viti, pas shkarkimit të Zendelit nga Komisioni.

Sipas parashtruesit, ndër të tjera, akti i kontestuar në mënyrë kumulative nuk i plotëson të gjitha rregullat për të qenë në rend dite të seancës parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat