Regjistrohen 108 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Regjistrohen 108 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 26 maj 2022 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit janë kryer 1411 testime, ndërsa janë regjistruar 108 raste të reja me COVID-19.

Nga MSH njoftojnë se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë person i vdekur nga coronavirusi.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 77 pacientë të shëruar.

Ndryshe, deri tani në RMV janë infektuar gjithsej 311.592, prej të cilëve 301.728 janë shëruar, ndërsa 9.300 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (26 maj) është 564.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat