Kuvendi i RMV-së: Xhaferi nuk ka shkelur Rregulloren, lejohet mbyllja e dyerve

Maqedonia

Kuvendi i RMV-së: Xhaferi nuk ka shkelur Rregulloren, lejohet mbyllja e dyerve

Më: 26 maj 2022 Në ora: 15:48
Talat Xhaferi

Nga Kuvendi thonë se kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në asnjë çast nuk e ka shkelur Rregulloren gjatë vazhdimit të djeshëm të seancës 71.

Nga kabineti i Xhaferit thonë se Rregullorja lejon mbylljen e dyerve, gjegjësisht e njëjta është bërë për të konstatuar numrin e deputetëve të pranishëm në seancë.

“Sipas kësaj, gjatë ditës së djeshme dyert e sallës ishin të mbyllura që të munden shërbimet e Kuvendit të konstatojnë numrin e deputetëve të pranishëm, respektivisht nëse ka kuorum për të kaluar në votim. Duke e pasur parasysh se në sallën me kupola, ku mbaheshin në këtë periudhë seancat plenare, nuk ka pajisje përkatëse, u vendos praktikë që koordinatori të përpilojë listën e deputetëve të pranishëm të paraqitur për fjalë.

Nga ky aspekt, Rregullorja lejon mundësi për mbylljen e dyerve të sallës, me kërkesë të Kryetarit të Kuvendit, ose të një deputeti, të mbështetur nga më së paku dhjetë deputetë. Më saktë, neni 97 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, parashikon se gjatë votimit nominal të deputetëve dyert e sallës në të cilën mbahet seanca e Kuvendit mbyllen dhe nuk lejohet hyrja dhe dalja e deputetëve derisa zgjat votimi nominal. Votimi mund të bëhet edhe me prononcimin nominal të deputetëve”, thuhet mes tjerash në reagimin e Kuvendit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat