DMSH në Maqedoni realizoi stërvitje për shpëtim nga përmbytjet

Maqedonia

DMSH në Maqedoni realizoi stërvitje për shpëtim nga përmbytjet

Më: 26 maj 2022 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) në lumin Vardar sot ka realizuar stërvitje për shpëtimin e të lënduarve dhe të vdekurve nga vërshimet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm. Ushtrimet janë kryer së bashku me Akademinë ushtarake, Qytetin e Shkupit, Komunën e Karposhit, Kryqin e Kuq dhe Brigadën e Qytetit të Shkupit dhe Spitalin Axhibadem-Sistina si pjesë e projektit Erasmus nën organizimin e Bashkimit Evropian.

Këto janë stërvitje në të cilat pjesëtaret e të gjitha institucioneve të kyçura duhet të shpëtojnë gjashtë persona me lëndime të shumta të marra gjatë përmbytjes dhe evakuimin e dy të vdekurve si viktima në rast përmbytjeje.

Zëvendësdrejtori i DMSH-së Zulfiqar Zejnulla informoi se janë rreth 300 të punësuar në 35 zona të drejtorisë, por, i pyetur nëse mjafton ky numër, ai tha se kur bëhet fjalë për fatkeqësitë natyrore, askush nuk mund të bëjë një vlerësim të saktë se sa persona duhet të ketë në ekipe.

Në pyetjen se a është nxjerrë mësimi nga zjarret e vitit të kaluar dhe nëse vendi është i gatshëm të përballet me fatkeqësi të tilla, ai u përgjigj se pos në Maqedoni, vitin e kaluar e njëjta gjë ka ndodhur edhe në disa vende që janë edhe më të fuqishme.

“Në raste të tilla gjithmonë nevojitet ndihmë nga vendet e tjera, por normalisht këtë vit do të jemi më të përgatitur, janë marrë disa masa para kohe, shohim gati 15 zjarrfikës në mbarë Maqedoninë, shpërndajmë edhe pajisje para kohe, tani kemi një aeroplan nga Spanja i është bërë servis, të tjerët janë në vijim. Shpresojmë që këtë vit të mos kemi aq probleme sa vitin e kaluar”, ka shtuar Zejnula.

Koordinatori i DMSH-së për ngjarje të mëdha me zjarre dhe vërshime, Ivica Naumovski, tha se kjo ngjarje është pjesë e procesit të edukimit të forcave për mbrojtje dhe shpëtim në pronësi të DMSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat