Ish-kryeministri Gruevski është një qytetar i lirë, emri i tij nuk figuron në listën e Interpolit

Maqedonia

Ish-kryeministri Gruevski është një qytetar i lirë, emri i tij nuk figuron në listën e Interpolit

Më: 26 maj 2022 Në ora: 19:05
Nikolla Gruevski

Fotografia e ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevskit nuk është në mesin e 7232 kriminelëve famëkeq të kërkuar nga Interpoli.

Në listën e të ikurve figurojnë vetëm dy shtetas të Maqedonisë, por policia ndërkombëtare nuk është në kërkim të ish-kryeministrit të Maqedonisë.

Menjëherë pas arratisjes së tij në Hungari, në nëntor 2018, me kërkesë të Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin, Ministria e Brendshme i dërgoi të dhëna Interpolit me seli në Lion të Francës, por prej andej nuk pranuan të publikonin fletarrest ndërkombëtar.

Edhe pas më shumë se tre vitesh për ta, Gruevski është një qytetar i lirë që mund të udhëtojë lirisht në vende të tjera.

Për momentin për Gruevskin është aktiv fletarrest ndërkombëtar, por ai është publikuar vetëm në ueb faqen e MPB-së.

Aty thuhet se 52-vjeçari Nikolla Gruevski, nga babai Talo dhe nëna Nada, kërkohet për vuajtje të dënimit me dy vite burg, pas një caktimi të paraburgimit për “Kanosje terroriste të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Përkundër pritshmërive të autoriteteve maqedonase për shpalljen e fletarrestit, kjo nuk ndodhi as pas tre vjetësh.

Mirëpo, edhe nga rregullorja e Interpolit, e miratuar në vitin 2015, mund të supozohet se fotografia e Gruevskit nuk do të shfaqet në faqen e tyre.

Arsyeja kryesore është se Gruevski zyrtarisht ka marrë azil nga Hungaria, me arsyetimin se ka qenë nën përndjekje politike në Maqedoni, dhe rregulli i Interpolit është që të mos lëshojë fletarrest për personat të cilëve u është konfirmuar statusi i refugjatit nga ndonjë shtet tjetër.

Ky rregull i Interpolit që në një farë mënyre mbron të drejtat e refugjatëve, u miratua për shkak të abuzimeve të shpeshta të kryera nga shtetet autoritare si Turqia, Rusia dhe Kina.

Në veçanti, këto vende kanë përdorur shpesh Interpolin si një mjet për t’u hakmarrë ndaj njerëzve të caktuar pa ndonjë kriterium që dëshmonte krimin të cilin e kanë kryer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat