Eurodeputeti: Maqedonia duhet të nis negociatat për anëtarësim në BE

Maqedonia

Eurodeputeti: Maqedonia duhet të nis negociatat për anëtarësim në BE

Më: 28 maj 2022 Në ora: 00:27
Eurodeputeti Illhan Kyuchyuk

Eurodeputeti Illhan Kyuchyuk në ClickPlus në TV21 tha se në raportet e tij si përfaqësues në Parlamentin Evropian gjithmonë ka dhënë mbështetje që të hapen negociatat për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE.

“Si përfaqësues i Parlamentit Evropian, në raportin tim kam dalë gjithmonë me një mendim të konsoliduar se negociatat duhet të fillojnë sa më shpejt.

Kjo është një çështje sigurie për momentin, ne shohim se çfarë po ndodh në Ukrainë”.

“Në të njëjtën kohë, Komisioni Evropian gjithmonë ka mbështetur mendimin se Maqedonia është mjaft e avancuar dhe duhet të fillojë negociatat për të marrë dritën jeshile dhe për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare”, tha mes tjerash Kyuchyuk.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat