Një muaj paraburgim dhe një arrest shtëpiak për të dyshuarit për shitjen e parcelave të EVN-së

Maqedonia

Një muaj paraburgim dhe një arrest shtëpiak për të dyshuarit për shitjen e parcelave të EVN-së

Më: 28 maj 2022 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Gjykata penale caktoi një muaj paraburgim për dy menaxherët e “EVN Elektra Maqedoni”, Miroslav Mitrovski dhe Igor Gievski, së bashku me të dyshuarin e tretë në rastin për shitjen dhe blerjen e parcelave për termocentralet fotovoltaike në Dellçevë.

Për njërin nga të dyshuarit janë marrë masa të caktuara parandaluese, konfiskim i pasaportës dhe ndalim i daljes nga shtëpia.

Në ndërkohë, Igor Gievski është shkarkuar nga pozita e tij në EVN rreth 3 muaj më parë, ndërsa Mitrovski, i cili është djali i ish-kryetarit të Gjorçe Petrovit, Sokol Mitrovski, është ende i punësuar.

“Të dyshuarit parcelat i kanë fituar fillimisht me marrëveshje formale dhuratë, të cilat në thelb janë marrëveshje blerjeje sepse janë paguar me transaksion. Kështu, detyrimi për të paraqitur një ofertë me shkrim ose për të shpallur shpallje publike për tokën është shmangur në mënyrë të paligjshme. Personi juridik, në bazë të marrëveshjeve të lidhura, për patundshmëri – tokë bujqësore nga klasifikimi klasor 5, 6, 7 dhe 8, me vlerë të përgjithshme të parashikuar të tregut prej 2.146.723 denarë, shitësve u ka paguar para të gatshme në shumë prej 99.431.060 denarë. Dallimi në mes të shumës së paguar dhe vlerës reale të parcelave është rreth 97.284.337 denarë dhe është përfitim i konsiderueshëm pasuror i arritur nga të dyshuarit”, njoftoi Prokuroria me fillimin e procedurës hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat