Populli i Maqedonisë ndihmon refugjatët ukrainas, sot publikohen rezultatet e donacioneve të grumbulluara

Maqedonia

Populli i Maqedonisë ndihmon refugjatët ukrainas, sot publikohen rezultatet e donacioneve të grumbulluara

Më: 29 maj 2022 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Sot në Shkup do të mbahet një konferencë për media për të shpallur rezultatet e fushatës së donacioneve për Ukrainën, të cilat do t’i shpërndahen Ambasadës së Ukrainës në Shkup dhe do t’u dhurohen refugjatëve nga Ukraina.

Iniciatori kryesor i këtij aksioni është Zëvendës Avokati i Popullit Jovan Andonovski, ndërsa iniciative u organizua nga MOSH Bar.

Andonovski së bashku me Roman Buga, zëvendës ambasador i Ukrainës në Shkup dhe Kostiantin Kuçenko, konsull i Ukrainës në Shkup sot do të mbajnë një konferencë për media.

“Refugjatët nga Ukraina, të cilët kanë lënë shtëpitë e tyre pas për shkak të konfliktit midis Ukrainës dhe Rusisë, janë një thirrje e gjallë që e nesërmja nuk është e garantuar dhe se kushdo mund të bëhet refugjat”, thanë organizatorët e ngjarjes.

Fushata e donacioneve u organizua në periudhën prej 25 deri më 27 maj, me titull “Ditët e Njerëzimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat