Tetovë-Gostivar, policia dënoi 30 shoferë të dehur

Maqedonia

Tetovë-Gostivar, policia dënoi 30 shoferë të dehur

Më: 29 maj 2022 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

Punonjësit policorë të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë në mbrëmjen e datës 28 dhe 29 maj, përkatësisht nga ora 23 deri në ora 05, në zonën Tetovë-Gostivar kanë kryer një aksion kontrolli për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Policia për 6 orë ka arritur të sanksionojë 30 vozitës të cilët kanë vozitur nën efektin e alkoolit, prej tyre 20 në rajonin e Tetovës dhe 10 në rajonin e Gostivarit.

“Gjithashtu janë sanksionuar edhe 16 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (Tetovë 12 dhe Gostivar 4)”, thonë nga SPB-Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat