Mariçiq: 22 milion euro IPA fonde investime për transportin ekologjik

Maqedonia

Mariçiq: 22 milion euro IPA fonde investime për transportin ekologjik

Më: 29 maj 2022 Në ora: 13:54
Bojan Mariçiq

Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq, ka njoftuar në profilin e tij në Facebook se përmes fondeve IPA janë siguruar katër mikrobusë elektrikë dhe katër vetura komunale, të cilat do të transferojnë turistë, studentë, banorë, të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuara.

“Mbrojtja e mjedisit nuk është vetëm një nga politikat sektoriale të Bashkimit Evropian, por edhe baza e të gjitha politikave të tjera publike dhe është e lidhur ngushtë me zhvillimin ekonomik dhe social. Kjo është arsyeja pse Bashkimi na mbështet përmes fondeve IPA për të arritur qëllimet tona mjedisore dhe për t’i ngritur gradualisht ato në nivelin e standardeve të BE-së”, shkruan Mariçiq.

Projekti “Integrimi i Transportit të Gjelbër në Qytete” nga Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar me Greqinë 2014-2020 me vlerë 1,017,627.40 euro, synon të promovojë elektromobilitetin e gjelbër në transportin publik që deri më tani ka siguruar:

Katër minibusë elektrikë dhe katër automjeteve komunale që do të transferojnë turistët, studentët dhe stafin në linjat e përcaktuara, si dhe banorët, veçanërisht të moshuarit, invalidët dhe banorët e lagjeve më të largëta, varësisht nga kërkesa.

Do të projektohen dhe zbatohen katër parkingje të jashtme të mbështetura nga burimet e rinovueshme të energjisë (BRE).

Nëpërmjet përdorimit të telefonave inteligjentë, një aplikacioni inteligjent për transport “Client-Server” do të vendoset në parkingjet për e-minibusët, si dhe investime të tjera.

“Projekti “Transporti i Gjelbër” përmbush idetë dhe angazhimet për mbrojtjen e mjedisit dhe shërben si shembull për integrimin e ardhshëm të sistemeve të ngjashme inovative infrastrukturore nëpër komuna, me qëllim që të kemi ajër më të pastër dhe përdorim aktiv të automjeteve elektrike. Është e rëndësishme të zvogëlohet emetimi i substancave të dëmshme në ajër dhe kjo është ajo për të cilën të gjithë duhet të luftojmë”, shkruan Mariçiq.

Bashkimi Evropian mbetet donatori më i madh në vend, i cili në periudhën nga viti 2007 e deri më sot ka investuar rreth 100 milionë euro në vend, që është një tjetër tregues i qartë dhe i besueshëm se BE-ja mbështet integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe rajonit, duke inkurajuar zhvillimin e ekonomive lokale dhe infrastrukturën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat