Digjet Qendra Kulturore bullgare “Vanço Mijallov” në Manastir

Maqedonia

Digjet Qendra Kulturore bullgare “Vanço Mijallov” në Manastir

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 12:08
Digjet Qendra Kulturore bullgare “Vanço Mijallov”

Mëngjesin e sotëm është djegur Qendra Kulturore Bullgare “Vanço Mijallov” në Manastir.

Në orët e hershme të mëngjesit është djegur objekti i Qendrës së Kulturës “Ivan Mihailov” – Manastir. Presim që institucionet sa më shpejt të hetojnë plotësisht rastin dhe të nxjerrin para drejtësisë autorët!!”, thuhet në postimin e kësaj qendre në Facebook.

Për momentin nuk bëhen të ditura shkaqet e zjarrit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen ekspertizën për të zbardhur rastin.

Hapja e kësaj qendre kulturore ka qenë objekt i madh diskutimi para disa muajsh mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Maqedonia e ka quajtur si provokim të rëndë nga ana e vendit fqinjë, pikërisht para mundësisë së çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Ndërsa nga Bullgaria janë përgjigjur se Maqedonia e Veriut po nxit urrejtje kundër Bullgarisë, e nxitur nga partitë politike, por edhe nga bashkësia akademike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat